Artur zheji fatos nano biography
Fatos nano net worth...
Artur zheji fatos nano biography
Artu Zheji: Të gjitha dredhitë e Ramës që nxorrën Fatos Nanon nga politika
19:49 - 11.07.17gsh.al
Gazetari dhe analisti, Artur Zheji, në një shkrim të tijin të cilësuar si ditari politik dhe të botuar në 360 gradë.al zbulon një marrëveshje mes Ramës dhe Metës në vitin 2005, për ta nxjerrë nga politika Fatos Nanon.
Shkrimi
Po afrohej viti 2005, viti i ri zgjedhor dhe vetësiguria e Fatos Nanos, ishte rritur.
Në Shqipëri nuk kishte krizë ekonomike, por kishte krizë brenda Partisë Socialiste, që sa vinte dhe thellohej.
Në vitin 2004, Meta nuk e duroi dot më bashkëjetesën me Fatosin, ai dha dorëheqjen si zv/Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm dhe themeloi partinë e tij: Lëvizja Socialiste për Integrim.
Thuhet se edhe në këtë vendim, roli i Ramës, nuk ishte aspak i dorës së dytë. Përkundrazi Lëvizja “Mjaft” që drejtohej atëhere, kryesisht nga Endri Fuga dhe Erion Veliaj, sot dy bashkëpuntorët më të afërt të Ramës, përshkallëzonte sulmet e veta dhe po prodhonte rezultate.
Lëviz